Mbrëmjen e djeshme dy reperët e famshëm Noizy dhe Don Xhoni ishin të ftuar në Ulqin për të performuar për fansat e tyre, mirëpo njëri prej tyre, e anuloi koncertin e tij. Ishte Doni ky i fundit dhe arsye ishte një aksident familjar.
Mirëpo ai që nuk e besoi ishte Noizy!
Ai nuk i ka ndalur “thumbat” për Donin Xhonin duke lënë të kuptohet se ishte justifikimi i këtij të fundit, pasi të gjithë ishin në koncertin e Noizy-t!
Por një tjetër postim që mediave u mungoi, ishte fotoja më poshtë e siguruar nga fansat dhe afterparty.al
Don Xhoni tregon se Noizy dikur i ka bërë “follow” e ky i fundit nuk ia ka kthyer, mirëpo i “premton” se do e bëjë herën tjetër pasi dikur “nuk” e kishte parë./afterparty.al