Insajderi
Botë

Donald Trump tregon çështjet për të cilat bashkëshortja e kritikon: Ajo e urren…

Insajderi
08 August 2026 - 22:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Donald Trump tregon çështjet për të cilat bashkëshortja e kritikon: Ajo e urren…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Donald dhe Melania Trump janë të martuar prej më shumë se dy dekadash, por duket se Zonja e Parë e SHBA-së ende nuk është mësuar me disa nga zakonet e bashkëshortit të saj.

Gjatë një fjalimi në Las Vegas këtë javë, presidenti amerikan zbuloi se Melania nuk është aspak e entuziazmuar nga vallëzimi i tij tashmë i famshëm, por as nga mënyra se si ai imiton peshëngritësit gjatë paraqitjeve në skenë.

Sipas Trumpit, bashkëshortja e tij mendon se një sjellje e tillë thjesht nuk është “presidenciale”.

“Ajo e urren kur imitoj burrat në sportet e grave”, tha Trump para të pranishmëve, përpara se ta përsëriste imitimin në skenë, duke ngritur duart dhe duke bërë mimika.

Presidenti amerikan tregoi edhe se si zhvillohet biseda mes tyre kur Melania e kritikon për këto paraqitje.

“I thashë: ‘Shiko, ndoshta nuk është presidenciale, por unë i fitova zgjedhjet me një diferencë të madhe, kështu që nuk e di’”, rrëfeu Trump.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark