Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj janë ndarë përfundimisht, duke fshirë njëri-tjetrin jo vetëm nga jeta reale, por edhe ajo virtuale.
Dyshja tashmë ka zbuluar se janë “single” dhe se po kalojnë mjaft mirë kështu. Dolnaldi është duke shijuar pushimet e tij në Barcelonë krah vëllait të tij Romeos edhe me shoqëri, ndërsa Bora po i shijon në Turqi, këtë herë pushime familjare.
Ata po vazhdojnë të qëndrojnë në qendër të vëmendjes përshkak një “lufte” të nisur në rrjetet sociale.
Fillimisht Donaldi në një intervistë me Romeon ka nënkuptuar se Bora ishte si të dashurat tjera dhe kaq mjaftoi që Bora të reagonte përmes një thënjë: “Heshtja është më e mirë se gjepurat”.
Por nuk mbaroi me kaq, në një tjetër fotografi Bora ka hedhur sërish kunja drejt Donaldit përmes thënjeve.
“Ajo nuk po kërkonte një kalorës, ajo po kërkonte një shpatë”, shkruajti Bora dhe arriti të marrë vëmendjen duke bërë Donaldin të reagojë me një shkrim që nga shumë kush u mor si tallje.
“Kërkohet një vend pune për një person që gjen quotesa anglisht. Të interesuarit në dm ose ws”, shkruajti aktori i humorit.
Mirëpo së fundmi Bora duket se nuk ndalet pasi sërish ka “goditur” me një “caption” në anglisht.
“Zgjedh gëzimin” thotë Bora në postimin e saj të fundit, ku duket mjaft tërheqëse!