Insajderi
Lajme

Donika Gërvalla në një linjë me modelen shqiptare, ia huqin emrin e Ismail Kadaresë

Insajderi
02 July 2024 - 11:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Donika Gërvalla në një linjë me modelen shqiptare, ia huqin emrin e Ismail Kadaresë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka rënë në një linjë me një modele shqiptare, duke ia huqur emrin shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadaresë.

Gjatë ditës së djeshme, modelja e njohur shqiptare, Megi Luka, publikoi poezinë e Dritëro Agollit në InstaStory, ku shkroi: “Pusho në paqe Dritëro Agolli”. Ajo postim e fshiu menjëherë, pasi mund ta ketë vënë re gabimin.

Mirëpo, nuk mbeti vetëm me huqjen e modeles. Kulmin e shënoi kryediplomatja, Donika Gërvalla duke ia thënë gabim emrin Kadares. Ajo e ka shkruar “Ismael Kadare”.

Jo vetëm, Ministrja nuk e ka shkruar për takimin me të në shtëpinë e tij në Tiranë, por “në shtëpinë e tij Tirana”.

Postimi i Donika Gërvallës:

Ndryshe, ministrja Gërvalla njihet për huqjet teknike në postimet që bën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark