×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Donika Gërvalla, pikëpamje të njëjta me Vuk Drashkoviqin sa i përket shkatërrimit të Jugosllavisë nga gjermanët më 1941

    Insajderi
    10 May 2021 - 11:51

    Shkruan: Fadil Kajtazi

    Romani me i ri i Vuk Drashkoviqit “Edhe rob edhe në varr” është roman historik në të cilin ky autor shtjellon gabimin e bërë nga elitat ushtarake, “politikanët e shitur” dhe Kisha Ortodokse Serbe me rastin e Puqit Ushtarak të 17 marsit 1941 me të cilin Jugosllavia mbretërore del nga pakti Romë-Berlin-Tokio.

    Titulli i romanit është zgjedhur me metatezë nga sllogani i puqistëve “më mirë rob se në varr” (bole rob nego grob).

    Sipas Drashoviqit, por edhe sipas historiografisë, marrvesja e nenshkruar me 27 mars 1940, ishte marrëveshje që nuk e obligonte Jugosllavinë të përfshihej në luftë, por vetëm kërkonte neutralitetin e saj.

    I gjithë mllefi i Drashkoviqit për prishjen e këtij pakti, i cili solli pastaj bombardimin e Beogradit me 1941, është shkatërrimi e vijimësisë se monarkisë jugosllave e cila po mos të ishte shkatërruar do të ndryshonte historinë e Jugosllavisë dhe Ballkanit, ku në radhë të parë nuk do të kishte luftë qytetare partizan me çetnik, nuk do të vizatohej harta e Jugosllavisë në 8 njësi federale e cila si pasojë solli heqjen e dominimit serb mbi Koacinë, Bonjen, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

    Sipas Drashkoviqit, ky akt është i ngjashëm me hyrjen e Millosheviqit në luftë me NATO-n, akt i cili përfundimisht Serbinë i hoqi edhe Kosovën. Është më interes të përmentet edhe analiza e VV për ndërhyrjen e NATO-s ndaj Serbisë e cila është e njëjtë më konsatimin e Drashkoviqit ku nga VV kjo ndërhyrje konsiderohet ilegale në raport me të drejtën ndërkombëtare (VV këtë analizë e ka fshier nga faqja zyrtare pasi fitoi zgjedhjet)Para pak ditësh, mllef të njëjt me Drashkoviqin shprehu edhe Donika Gërvalla gjatë një mbledhje në Këshilit të Sigurimit të OKB.

    Po ju rikujtojmë:Gjëndja e shqiptarëve në Jugosllavinë e parabombardimit të 1941 më së miri shpjegohet në memorandumin e hartuar nga priftrinjët katolik shqiptar Don Gjon Bisaku, Don Shtjefën Kurti, Don Luigj Gashi të cilin me 5 maj 1930 i dorëzojnë Erik Dramondit, Sekretarit Gjeneral të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Klerikët e nderuar së pari konstatojnë qëllimet e politikes shtetrore serbe për institucionalizimin i shfarrosjes së popullit shqiptar në hapsirat e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Sipas tyre “kjo politikë, tashmë tepër e pasur në fatkeqësitë dhe ndezjet, përbëhet nga kjo fjali: të ndryshohet me çfarëdolloj çmimi karakteri etnik në krahinat ku banojnë shqiptarët” Më tëj këta klerik vazhdojë në këtë memorandum duke përshkruar metodat që strukturat shtetrore serbe i aplikojnë në tërren më qëllim të shfarosjes së popullatës shqiptare me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike.

    Sipas tyre “metodat janë si vijon: 1.Përndjekja e çfarëdolloj qoftë, me qëllim të na detyrojnë të shpërngulemi;2.Përdorimi i dhunës për asimilimin e detyrueshëm të popullatës të popullatës e cila nuk është në gjendje të mbrohet;3.Përndjekjen dhe zhdukjen e elementeve, që nuk dëshirojnë ta lëshojnë vendin ose që nuk pranojnë serbizimin”.

    Sipas evidencave të paraqitura në këtë memorandum rezulton së nga kjo metodologji shfarosëse e strukturave shtetërorë serbe kanë pësuar “140.000 e më shumë shqiptarë, të cilët kanë qenë të detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre e pronat dhe të shpërngulën në Turqi, Shqipëri dhe në vendet tjera fqinje, kudo ku kanë shpresuar të gjejnë strehim, pjesë të bukës, posaçërisht njerëzi më të madhe”.

    Kategoria e dytë e cila i është nënshtruar dhunës me qëllim të asimilimit, sipas kësaj evidenca përfshin numrin e popullatës nga “800.000 deri në 1,000.000 shqiptarë, shumica e besimit islam” Në pjesën rezymesë lidhur më dhunën serbe në Kosovë, tre priftërinjtë e nderuar japin shifra që dëshmojnë karakterin gjenocidal të politikes serbe përmes të cilës ajo u instalua në trevat shqiptare pas vitit 1912. Këto të dhëna përfshinë: “12.371 të vrarë, 22.110 të burgosur, 6.050 shtëpi të shkatërruara, 10.525 familje të grabitura”

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark