Donis Avdijaj, sulmuesi i skuadrës austriake Sturm Graz, ka vendosur përfundimisht që të luaj për kombëtaren e Shqipërisë.
Sulmuesi që është në pronësi të Schalkes, e ka cilësuar si nder ftesën e kombëtares kuq e zi dhe mezi po pret rastin për ndeshjen e parë.
E kam thënë tashmë, që në vitin 2015, se kërkesa e Shqipërisë ishte një nder i madh për mua. Megjithatë, ajo nuk mbërriti tek unë për shkak të lëndimit dhe mungesës së praktikës së lojës. Unë nuk isha mjaft i fortë në ato momente”, ka deklaruar Avdijaj për “Sport Bild”.
Avdijaj është i huazuar për nj vit në Austri ku është duke treguar formë të mirë. Ai është paraqitur me grupmoshat e reja të kombëtares gjermane dhe është raportuar disa herë se mund të marrë një ftessë nga kombëtarja U21 e Gjermanisë.
“Djemtë, të cilët e kanë arritur këtë sukses të madh, sigurisht që meritojnë të jenë edhe në finalet e Kampionatit Europian. Por, në qoftë se ekipi kombëtar shqiptar ka nevojë për mbështetjen time, unë do të jem atje”. ka ai./Insajderi.com