Insajderi
Insporti

Donnarumma e humb durimin në “Anfield”, përplasje e ashpër me tifozin e Liverpoolit

Insajderi
13 October 2026 - 16:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Donnarumma e humb durimin në “Anfield”, përplasje e ashpër me tifozin e Liverpoolit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gianluigi Donnarumma nuk e ka përmbajtur nervozizmin pas fitores së Manchester Cityt ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0 në “Anfield”.

Portieri italian u përfshi në një përplasje të tensionuar me një tifoz të skuadrës vendase, i cili e kishte ofenduar teksa po shkonte drejt dhomave të zhveshjes, shkruan “Yahoo”, përcjell “Gazeta Express”.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt ishte e tensionuar që nga minutat e para, për shkak të polemikave që rrethojnë klubin nga Manchesteri lidhur me shkeljet e pretenduara të rregullave financiare të futbollit anglez.

— RazedFootball (@RazedFootball) October 12, 2026

Tifozët e Liverpoolit shfrytëzuan rastin për të protestuar kundër kundërshtarëve të tyre, duke përdorur kore dhe pankarta provokuese.

Lojtarët e Cityt u cilësuan si “mashtrues” dhe “hajdutë”, ndërsa atmosfera mbeti e tensionuar edhe pas përfundimit të takimit.

Momenti më i nxehtë ndodhi kur Donnarumma po largohej nga fusha në drejtim të tunelit të dhomave të zhveshjes. Një tifoz i Liverpoolit e quajti portierin italian “mashtrues”, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të tij.

I revoltuar nga ofendimi, Donnarumma u kthye dhe iu drejtua tifozit, duke nisur një debat të ashpër verbal. Situata rrezikoi të përshkallëzohej, por ndërhyrja e shpejtë e pjesëtarëve të sigurisë parandaloi përkeqësimin e saj.

Më pas, pjesëtarë të stafit të Manchester Cityt e shoqëruan portierin drejt dhomave të zhveshjes.

Pavarësisht atmosferës armiqësore në “Anfield”, Manchester City arriti një fitore bindëse 3-0 ndaj Liverpoolit, duke e vazhduar ecurinë pozitive në kampionat. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark