×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëheqet Ramadan Zejnullahu

    Insajderi
    16 February 2016 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një muaj para se t’i përfundojë mandati rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë Zejnullahu përmes një letre publike, ku ka thënë se është përballur me rezistencë të madhe për të bërë ndryshimet e nevojshme në universitet.

    “Qëndrimi im i mëtutjeshëm në krye të Universitetit do të ishte lajthitje, mashtrim i qytetarëve se çdo gjë është në rregull dhe se çdo gjë do të bëhet mirë. Megjithëse ka mbetur vetëm edhe një muaj deri në përfundimin e mandatit tim, unë nuk dëshiroj të qëndroj në krye të institucionit i cili ka zgjedhur një rrugë që nuk përkon me vizionin tim dhe me angazhimet e mia”, ka thënë,  duke iu referuar zgjedhjeve të fundit të përgjithshme në UP.

    Po ashtu, Zejnullahu shprehet i pakënaqur me shumë procese që kanë ndodhur brenda UP-së, duke thënë se brenda UP-së vazhdojnë të ekzistojnë klane që punojnë vetëm për interesa të tyre.

    “Kjo tregon se UP, tanimë, e ka trasuar qartë rrugën e “zhvillimit” të vet. Nëpër këtë rrugë sot do të ecim vet, ndërsa nesër, fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë. Po shihet qartë se kjo është rrugë e përshtatjes interesave të klaneve, brenda së cilës, ka hapësirë të mjaftueshme për realizimin e interesave joligjore të secilit që ka fuqi, duke filluar nga ata që janë në majat e shtetit e deri te servilët besnikë të tyre’’, thuhet në këtë letër publike.

    Muaj më parë, tashmë ish-rektori Zejnullahu ishte shkarkuar nga kjo detyrë nga Këshilli Drejtues i UP-së, për tu rikthyer përsëri në këtë post pas presioneve publike mbi Ministrinë e Arsimit./Inasjderi

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark