Dorëheqja, qëndrimi në detyrë dhe papajtueshmëria - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Dorëheqja, qëndrimi në detyrë dhe papajtueshmëria

    Insajderi
    20 April 2025 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruar nga: Ardian Bajraktari

    Dorëheqja

    Dorëheqjen duhet kuptuar si akt individual të individit që deri në një periudhë të caktuar ka qenë në pozitë të cilën për arsye të ndryshme nuk do ta vazhdoj më.

    Në këtë funksion, duhet kuptuar se për arsye kushtetuese dhe ligjore një anëtar i Qeverisë jep dorëheqje, përfshirë edhe dorëheqjen deklarative, pra, për t’u bërë deputet/e.

    Qëndrimi në detyrë

    Nëse deri dje ka pasur dilema se anëtarët e ekzekutivit janë ose jo deputetë, me betimin e tyre ata tashme përveç deputetë të zgjedhur janë edhe me mandat efektiv, pra nga dje fillon së ushtruari efektivisht mandati i deputetit, thënë më shkurt, futen në listë të pagave dhe paguhen si deputet/e.

    Është shumë e vërtet se Qeveria në dorëheqje duhet të qëndrojë në detyrë, derisa të vije Qeveria e re, por, jo në këtë rast.

    Papajtueshëria

    Në rastin e tashëm, ushtrimi i detyrave duhet të kalohet nga Kryeministri (tash deputet) tek Zëvendëskryeministri, përkatësisht, nga ministrat/et (tash deputet/e) tek zëvendësministrat/et, ndryshe do të kemi papajtueshmëri me ushtrimin e funksionit të deputetit, veprim i ndaluar me nenin 72, të Kushtetutës.

    Sipas këtij neni, deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark