×
  • Lajme
  • Analiza

    Dorëzohen listat e pagave nga komunat – A pritet të dalin rrogat e muajit shtator për grevistët?

    Insajderi
    14 September 2022 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ende nuk dihet nëse pagat e muajit shtator do të ekzekutohen nga qeveria Kurti për grevistët, të cilët që nga 25 gushti kanë pezulluar punën. Komunat e Kosovës, pas dorëzimit të listave të pagave kanë kërkuar që rrogat të ekzekutohen të plota, për secilin shërbyes civil që po merr pjesë në grevën e BSPK-së.

    Gazeta Insajderi

    Presioni publik ‘shpëtoi’ pagat e muajt gusht për grevistët, të cilët tentuan të shtypen nga qeveria e Albin Kurti.

    Por, listat e pagave për shërbyesit civilë tashmë janë dorëzuar në ministrin e Hekuran Muratit, përkatësisht në departamentin e Thesarit të Shtetit.

    A pritet të dalin paga e muajit shtator?

    Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një deklaratë për Gazetën Insajderi tha se presin nga ministria që edhe pagat e muajit shtator të dalin sikurse ato të muajit gusht.

    Tutje, Ibrahimi shtoi se lista e pagave janë dorëzuar të plota, përfshirë edhe ata që marrin pjesë në grevë.

    “Listat e pagave tashmë janë dorëzuar të plota, nga ana e komunave sepse një praktikë e tillë është obligim ligjor. Ne presim që edhe pagat e shtatori të dalin sikurse të gushtit, por në afat të rregullt”, tha Ibrahimi për Insajderin.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar një sqarim mbi këtë çështje nga Ministria e Financave, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

    Ndryshe, gjatë ditës Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferncë për media dje, u pyet nëse pagat e shtatorit do të ekzekutohen për grevistët.

    Ndonëse, preferoi t’i ik pyetjes, Murati tha se Qeveria, por edhe minsitria që drejton do të veprojë bazuar në ligjet në fuqi.

    “Ne çka kemi thënë është se ligji për grevat e parasheh që momentin kur ka grevë pezullohen marrëdhëniet punë marrës punë dhënës . Listat e pagave komunat nuk i kanë dorëzuar për muajin gusht me arsyetimin se janë “vonë’ me përditësimin e të dhënave, por presim që këtë ta bëjnë këtë muaj”.

    “Do ta shohim sepse afati ishte 10 shtatori por po presim edhe sot se ka afat. Ndalja e pagave për grevistët nuk është vendim i Qeverisë e as i imi e as dëshirë, por kështu e parasheh ligji kur ka greva” kishte deklaruar të martën ai ndër të tjera.

    Ligji që përkrah ministria e Muratit, parasheh që çdo shërbyes civil që hyn në krevë t’i pezullohet paga dhe kontrata e punës.

    ‘Neni 18 i Ligjit për Greva kërkon pezullimin e kontratës së punë dhe të mos këtë përgjegjësi me punu po ashtu edhe të mos paguhet’, në këtë ligj thirrej zv.sekretarit i Hekuran Muratit.

    Greva e nisur me 25 gusht nga BSPK nuk ka kaluar shumë e qetë, kjo pasi nga ministria e Hekuran Muratit u kërkua një listë me numrin e grevistëve, për tu ndaluar rrogën. /GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark