Insajderi
Lajme

Dorëzohen nënshkrimet për shkarkimin e Abdixhikut – 160 delegatë kundër tij

Insajderi
15 July 2026 - 13:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dorëzohen nënshkrimet për shkarkimin e Abdixhikut – 160 delegatë kundër tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zhvillime të reja dhe dramatike po ndodhin brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Plot 160 delegatë të këtij subjekti politik kanë dorëzuar tashmë zyrtarisht nënshkrimet e tyre për të kërkuar shkarkimin e kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhikut.

Siç mëson Insajderi, procesi i mbledhjes së nënshkrimeve ka përfunduar dhe ato tashmë janë dorëzuar zyrtarisht në organet e partisë, duke hapur rrugën për një përplasje të re të brendshme.

Kjo lëvizje vjen pas Kuvendit të mbajtur më 31 janar, ku nga 300 delegatë gjithsej, 164 kishin votuar për Abdixhikun, ndërsa 136 ishin kundër nga 300 delegatë gjithsej.

Megjithatë, situata brenda LDK-së duket se ka ndryshuar rrënjësisht.

Sipas informacioneve të fundit, numri i delegatëve të pakënaqur është rritur ndjeshëm, duke arritur në 160 delegatë të cilët tashmë kërkojnë hapur dhe me shkrim largimin e kreut aktual të partisë.

Kjo iniciativë vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, ku LDK-ja u rendit sërish si forca e tretë politike në vend./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark