Ditën e djeshme është dorëzuar në polici i dyshuari, Tush Frrokaj për vrasjen në një kafiteri në Klinë një javë më parë.
Ndërkaq sot, për të njëjtin është dorëzuar kërkesa për masën e paraburgimit nga prokurori i shtetit ku edhe pritet të mbahet seanca e procedurës paraprake.
Kështu konfirmoi për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Kërkesa për masën e paraburgimit ndaj Tush Frrokajt është dorëzuar nga prokurori i shtetit në Gjykatën kompetente, meqë rast sot pritet të mbahet edhe seanca e procedurës paraprake ku ndër të tjera prokurori i shtetit do ta elaborojë kërkesën e përpiluar ndaj Tush Frrokajt për veprën penale vrasje e rëndë dhe njëkohësisht do të shpalosë arsyet se pse duhet t’i caktohet kjo masë e paraburgimit”, tha Nikçi për Insajderin