Dorëzohet padi për shpifje kundër Armend Mujës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dorëzohet padi për shpifje kundër Armend Mujës

    Insajderi
    30 December 2022 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, ka njoftuar se se sot ka dorëzuar padi kundër deputetit të LVV-së Armend Mujës.

    Sot kam dorezuar permes Avokatit tim Padinë Kunder Shpifjes Publike qe ka bërë Zyrtari i LVV-se Aremend Muja”, ka shkruar Haxha.

    Haxha ka theksuar se ka vendosur të mos durojë më tutje shpifjet dhe etiketimet e askujt pavarësishtë emri apo mbiemrit.

    “Duke i besuar drejtësisë gjykatave te Kosovës të cilat u ndertuan mbi sakrifcën e luftës së shumë brezave për liri dhe mbi parimet e Kushetutës së Kosovës, dhe duke vendosur të mos durojmë më tutje shpifjet dhe etiketimet e askujt pavarësishtë pozites emërit apo mbiemërit”.

    Tutje ai ka thënë le të flas drejtësia në fund secili të nënshtrohet për veprimet e veta.

    “Le të flas drejtësia në fund secili ti nenshtrohemi me veprimet tona.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    08 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark