Insajderi
Lajme

Dosja e AKSHI-t: Arrestohet në Durrës biznesmeni Ergys Agasi

Insajderi
26 August 2026 - 21:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dosja e AKSHI-t: Arrestohet në Durrës biznesmeni Ergys Agasi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Biznesmeni Ergys Agasi është arrestuar pasditen e sotme në Durrës nga Forcat Operacionale, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë.

Agasi është ndaluar në Golem, në afërsi të një vendi të quajtur “Rruga me Plepa”, ku është prangosur nga efektivët e BKH-së dhe më pas është shoqëruar.

Burime zyrtare kanë bërë të ditur se Agasi ishte vënë nën ndjekje nga agjentët e BKH-së, të asistuar nga Forcat Operacionale të Elbasanit.

Arrestimi i tij lidhet me hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dosjen e AKSHI-t, ku po hetohen dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Agasi ishte shpallur në kërkim zyrtar në kuadër të këtyre hetimeve, pasi më herët ndaj tij ishin kryer kontrolle në banesë dhe ishin sekuestruar pasuri.

Policia: U finalizua operacioni “The Wanted”

Policia e Shtetit ka njoftuar se Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, kanë finalizuar operacionin e koduar “The Wanted”.

“Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK-u”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Në kuadër të të njëjtit operacion, është kapur dhe arrestuar edhe shtetasi Ulian Shpataraku, i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar, E. Agasi.

Arrestimi i Agasit është bërë në kuadër të hetimeve të SPAK-ut për dosjen e AKSHI-t, e cila përfshin dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe pastrim të produkteve të veprës penale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark