Gazeta Insajderi ka arritur të siguroj dosjen e prokurorisë për rastin “Fajde” ku u arrestuan dje 17 persona.
Alush Bajraktari nga komuna e Pejës është njëri ndër 17 personat që u kap nga aksioni i Policisë së Kosovës po në këtë qytete.
Sipas dosjes, Gashi dyshohet se ka kryer veprën penale “detyrim”.
“Gjatë vitit 2019 e tutje në Pejë, me qëllim të përfitimi të kundërligjshëm dhe dobisë pasurore për vete e 16e për kanosje serioze e detyron personin tjetër të veprojë në dëm të pasurisë së tij dhe atë të dëmtuarin M.I në atë mënyrë që i pandehuri duke qenë në dijeni se i dëmtuari ndodhej në krizë financiare dhe në detyrime të fajdeve ndaj të dyshuarve të tjerë, ia ofron një BMË X5 të cilën ia llogaritë në vlerë prej 45 mijë euro, ndërsa i dëmtuari e merr të njëjtën dhe ia jep të pandehurit Petrit në emër të borxhit të fajdeve i cili ia vlerëson 35 mijë euro”, thuhet në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Insajderi.
“Mirëpo pastaj i dëmtuari pasi që nuk arrtin t’ia paguajë 17e për 17 e lartcekur të pandehurit Alush, i njëjti i shkon në orët e vona tek shtëpia duke e kanosur seriozisht të dëmtuarin se do t’ia shkaktojë një të keqe, e duke e detyruar që së bashku të shkojnë tek Labinot Elshani dhe nga i njëjti merr 17e për 17 prej 10 mijë eurove me kamat mujore prej 10% të cilën shumë ia jep menjëherë të pandehurit Alush, ndërsa me pas i dëmtuari detyrohet 17e për 17 para me fajde tek të dyshuar të tjerë e ku të pandehurit në fjalë ia jep edhe një shumë prej 5 mijë eurove, mirëpo që më tutje në pamundësi të kthimit të parave tjera detyrohet që të njëjtit t’ia kthej veturën e marr BMË X5 të cilën i pandehuri ia vlerëson në shumë prej 35 mijë eurove, duke mos ia llogaritur fare 17e për 17 e pareve të marr në vlerë prej 15 mijë eurove që i dëmtuari ia kishet paguar”./Gazeta Insajderi/