Gazeta Insajderi ka arritur të siguroj dosjen e prokurorisë për rastin “Fajde” ku u arrestuan dje 17 persona.
Sylë Jusaj nga komuna e Pejës është njëri ndër 17 personat që u kap nga aksioni i Policisë së Kosovës po në këtë qytete.
Sipas dosjes, Jusaj dyshohet se ka kryer veprën penale “fajde”.
“Në fillim të vitit 2020 e tutje në Pejë, në vazhdimësi kontrakton një shumë dukshëm jopoporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen financiare dhe papërvojën, e duke përfituar kështu shumë të mëdha parash nga i dëmtuari M.I, në atë mënyrë i pandehuri duke iua ditur gjendjen financiare dhe rrethanat në të cilat e kanë sjellë në atë gjendje të dëmtuarit ia ofron shumën prej 5 mijë eurove me kamatë prej 6%”, thuhet në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Gazeta Insajderi.
“Të cilën i dëmtuari e pranon i shtyrë nga gjendja në të cilën ishte duke paguar shumë të mëdha në emër të interesit të personave të ndryshëm, me ç’rast për këtë shumë në emër të interesit për gjashtë muaj të njëjtit i ka paguar shumën preh 300 eurove, gjithsej 1 mijë e 800 euro si dhe ne emër të borxhit bazë i ka paguar shumën prej 2 mijë eurove, mirëpo i pandehuri as i ka llogaritur këtë, duke i thënë se këto janë vetëm në emër të kamatës të cilën ende vazhdon t’ia paguajë nga 300 euro në mauj të cilat është i detyruar ti sjelli tek shkolla speciale në Pejë, apo në veturën e tij kudo që është të tipit BMW X6”, thuhet tutje në dosje.
Lexo edhe: