×
  • Lajme
  • Aktuale

    Dosja e Fajdeve – Kismet Krasniqi dyshohet se i shiti veturën 12 mijë euro viktimës, por i kërkoi t`i ktheje 28 mijë euro

    Insajderi
    25 February 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për një veturë që Kismet Krasniqi ia shiti M.I nga Peja në shumën prej 12 mijë euro e detyroi t`ia kthej 28 mijë euro. Sipas prokurorisë meqë viktima nuk arriti ta paguante, Krasniqi ia theu krahun, viktima nuk guxoi ta paraqes rastin në polici.

    Gazeta Insjaderi ka arritur të siguroj dosjen e prokurorisë për rastin “Fajde” ku u arrestuan 17 persona si të dyshuar për veprat penale “Fajde”, “Detyrim” dhe “ Armëmbajtje paleje”.

    Në mesin e tyre është edhe Kismet Krasniqi, i njohur më heret me emrin Isë Alimusaj. Ai dyshohet për dy vepra penale sipas dokumenteve të prokurorisë.

    Dyshohej se që nga gushti i vitit 2020 e tutje në Pejë në vazhdimësi ka kontraktuar shuma jo proporcionale me pasurinë e tij në këmbim të shërbimit për personin tjetër duke e shfrytëzuar gjendjen e tyre financiare.

    Kismet Krasniqi dyshohet se të dëmtuarit M. I nga Peja ia shet një veturë të tipit Audi A6 në shumën prej 12 mijë euro të cilën duhet ta paguaj brenda pesë muajsh.

    Sipas prokurorise meqë viktima nuk kishte qenë i rregullt në pagesë “ai në emër të vonesës e detyron t`ia paguaj 1200 euro në muaj fajde. Në këtë mënyrë nga 12 mijë euro sa kishte blerë veturën, Krasniqi ia kërkon shumën prej 28 mijë eurosh”.

    Kismet Krasniqi dyshohet se nga dhjetori i viti 2020 me qëllim të përfitimit ka përdorë forcën dhe kërcënimin duke detyruar personin tjetër të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij, i dëmtuari M.I detyrihet që të merr një veture të llojit Audi të padoganuar tek i dyshuari Krasniqi i cili ia vlerëson me shumën prej 12 mijë euro, parat e të cilit do t`ia paguante pas 3 muajsh”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.

    Pas kësaj, Krasniqi sipas prokurorisë I vendosë një kamatë prej 10%. Duke e detyruar viktimën të paguaj mbi 1000 euro kamatë për vonesat.

    “Mirëpo më pas i njëjti në pamundësi të përmbushjes së këtij detyrimi fillimisht i dyshuari vendosë kamatë me lartësi prej 10% duke e detyruar që cdo muaj t`ia paguaj nga 1.200 euro, të cilën shumë ia paguan për 6 muaj. Gjithsej 7.200 euro dhe kur nuk arrinë t`i paguaj më tutje këtë shumë i dyshuari Kismet ia rritë kamatën dhe borxhin në total 28 mijë euro”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.

    I dyshuari Krasniqi, kur vitima nuk mund t`ia paguaj shumën e mjetëve të fajdes, ia then dorën. Viktima nuk guxon ta paraqes rastin në polici.

    “Kur viktima përveç shumës prej 3 mijë euro  të cilat ia jep në periudha të ndryshme nuk mund t`ia kthejë Krasniqi e sulmon duke ia thyer krahun e majt, të cilin rast nuk guxon ta paraqes në polocia dhe vazhdon t`ia kërkoj edhe më tej shumën prej 28 mijë euro në emrë të kamatave dhe borxhit kryesor”.

    Me këto veprime sipas prokurorisë Krasniqi kishte kryer veprën penale fajde e detyrim.

    Në këtë rast përmendet edhe një i dyshuar tjetër që u arrestua këtë javë nga policia në aksionin e madh për fajde, Valon Kastrati.

    Të njëjtën veturë që e kishte blerë viktima M.I sipas prokurorisë, ai detyrohet t`ia shes një pale tjetër në shumën prej 10 mijë euro.

    Nga shumë prej 10 mijë euro, 4000 mijë euro i merr, në këtë rast ishte Valon Kastrati sipas prokurorisë. Ndërsa 6000 euro të veturës i merr viktima. /Gazeta Insajderi

    Më shumë rreth këtij rasti lexo:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark