
Gazeta Insajderi ka arritur të siguroj dosjen e prokurorisë për rastin “Fajde” ku u arrestuan dje 17 persona.
Petrit Kastrati nga komuna e Pejës është njëri ndër 17 personat që u kap nga aksioni i Policisë së Kosovës po në këtë qytete.
Sipas dosjes, Kastrati dyshohet se ka kryer veprën penale “fajde”.
“Petrit Kastrati gjatë vitit 2018 e në vazhdimësi në Pejë, kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen financiare dhe përvojën e duke përfituar kështu shumë të mëdha parash nga i dëmtuari M.I. në atë mënyrë që kur i dëmtuari ishte shëtërnguar nga Driotn Podrimqaku që t’ia paguaj shuma të mëdha parash në emër të fajdes”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, të siguruar nga Gazeta Insajderi.
“Nga i pandehuri Petrit merr 15 e për 15 prej 5000 euro borgj me kamatë mujore prej 4% të cilit arrin t’ia paguajë vetëm për një muaj interesi prej 500 eurove, kur më pas nuk ka mundësi të paguajë , pastaj për të njëjtat arsyenga i njëjti detyrohet të marri edhe shumën prej 10 mijë eurove gjithashtu me interes prej 4% në muaj meqë nuk e përballon këtë shumë të interesi nga rrethi që ia kishin bërë të pandehurit këtu Driton e të tjerët”.
“I pandehuri Petrit i telefon dhe i thote se tani shumë e detyrimit është rritur në 20 mijë euro e më pas shkon tek i dëmtuari dhe i thotë se “nga sot i ka 1000 euro ditën” dhe se shumë e borxhit dhe kamatave tani ka aritur vlerën prej 55 mijë eyrove dhe i thote se “po ta ndali interesin”, kur nga i dëmtuari kishin arritur që të marrë shumën prej 26 mijë e 800 euro në emër të kamatës”./Gazeta Insajderi/
Lexo edhe: