×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Dosja e Fajdexhinjve” – Për çka dyshohet pensionisti, Asllan Regjaj e cila janë vërejtjet e avokatit të tij ndaj prokurorisë

    Insajderi
    06 March 2022 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në dosjen e fajdexhinjve të Pejës është edhe Asllan Regjaj. Një pensionist që jeton tash e 30 vjet në shtetin e Zvicrës. Ai po hetohet për rastin e një ndërtese të cilën sipas prokurorisë kishte vendosur ta ndërtonte me viktimën M.I.

    Edhe përkundër vërejtjeve të avokatit të tij, Gëzim Kollçaku, tashmë Prokuroria ka filluar hetimet edhe ndaj Regjajt.

    Për këtë për InDoks ka folur avokati i Asllan Regjajt, Gëzim Kollçaku.

    Në rastin e klientit tim është krejtësisht ndryshe. Klienti jem me qëllim që njëfarë mënyre që tani i dëmtuari bashkë ta ndërtojnë një ndërtesë nëpërmes xhirollogarisë i ka jap 230 mijë euro, nëpërmes bankës i ka dhënë 230 mijë euro, nëpërmes noterit i ka jap me nënshkrim edhe të bashkëshortes së të dëmtuarit edhe të dëmtuarit i ka jep edhe 77 mijë euro që dmth i ka jep hua gjithsej 307 mijë euro edhe tash për me qenë i sigurt me siguru vetën, i ka thënë unë të lutëm po ti jep a po mundem me ndëtu këtë ndërtesë, eja të shkojmë tek noteri edhe ti marrim një kontratë, e kanë bë kontratën për hua me hipotekë edhe pasi që nuk ka jap me kohë të gjitha këto para, atëherë ne jemi shku nëpërmes përmbaruesit”, ka deklaruar pala mbrojtëse.

    Prokuroria pretendon se Asllan Regjaj edhe pse pensionist, nga ekzaminimet i del që ka s’përputhje të plotë mes burimeve legale të pasurisë me asetetet qe i disponon dhe transaksionet e mëdha të kryera gjate viteve te fundit.

    Prokuroria thotë që për periudhën 2015 – 2021, e nga gjithsejte 5 llogarite e të njëjtit të hapura në institucione te ndryshme financiare ai ka pasur mbi 1.5 milionë euro qarkullim, por është kujdesur që në llogaritë e tij të mbajë shuma të vogla.

    Atij i janë identifikuar tetë prona e një biznes që e ka deklaruar me zero fitim në Administratën Tatimore. Prokuroria i ka këqyr edhe mënyrën se si i ka bërë transaksionet Regjaj.

    Ato janë të shënuara si “huazim” dhe ” kthim borxhi”, qe për prokurorinë është indikacion se bëhet fjale për dhënie të parave me fajde.

    Avokati Kollçaku thotë se i ka dorëzuar prokurores një sërë provash, të cilat dëshmojnë për pafajësinë e klientit të tij.

    “Unë e kam arsyetu sot që i mbrojturi im jeton në Zvicër qe 30 vjet bashkë me familje për këto qa dyshohet i kam jep të gjitha dokumentacionin komplet që në tërësi e zbrazë prej çfarëdo përgjegjësie i kam jep provat materiale të cilat, dy djemtë e tij kanë punuar 20 vjet janë në Zvicër dhe i kam jep prokurorit prova materiale që këta djemtë dhe çika i kanë diku rreth 700 mijë euro vetëm të ardhura nga fitimi personal nga të ardhurat personale. Kësisoj kam kërkuar që ky urdhër i gjykatës, gjykata mos ta aprovon jam thirrë në dispozita ligjore 266 e kam elaboru nenin 264 që është shumë i qartë që kërkohet që pasuria mund të ngrihet vetëm nëse ekziston, prova që kjo pasuri është përdorë me ndonjë vepër penale ose kjo pasuri është provë e ndonjë vepre penale apo kjo pasuri që pretendohet që duhet me u ngri është e fituar nga vepra penale”, ka deklaruar ai për InDoks.

    Avokati shprehet se është e paligjshme që asetet e klientit të tij të fituara gjatë viteve 2013-2015 të ngrihen.

    “Unë i kam citu sepse i mbrojturi im p.sh dyshohet për veprat penale të cilat kinse sipas prokurorisë janë bë në 2018-ëm e tutje, mirëpo prokuroria kundër të gjitha dispozitave duke e keqpërdor pozitën e vet dhe duke e keqpërdor edhe keqinterpretu këto dispozita ligjore, prokuroria kërkon që t’i ngrihet edhe pasuria që është fituar në 2013-14-15 që është kjo nonsense është e palogjikshme”, është shprehur ai për InDoks.

    InDoks | Dosja Fajdexhinjtë e Pejës – Dokumentari i plotë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark