×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Dosja e mëditjeve: Haradinaj dhe kabineti i tij për dy vjet morën mbi 200 mijë euro mëditje

    Insajderi
    22 February 2022 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe i gjithë kabineti i tij për dy vjet kanë marrë mbi 200 mijë euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke se i ka shumë në qejf paratë.

    Vetëm përgjatë vitit 2018, dhe 2019, ai së bashku me gjithë zyrtarët e kabinetit të tij, kanë marrë mbi 200 mijë euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

    Të dhënat janë zbardhur nga Zyra e Kryeministrit pas kërkesës për qasje në Dokumente Publike, të bërë nga Gazeta Insajderi.

    Në vitin 2018, Haradinaj i ka marrë nga buxheti i shtetit, 3 mijë e 195 euro, më 2019 ai i ka marrë edhe 3 mijë, derisa në vitin 2020 i ka marrë edhe 1 mijë euro të tjera.

    Haradinaj gjatë kohës sa ka qenë kryeministër ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, dhe disa vendeve të tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

    Një nga kampionët e mëditjeve në qeverisjen e Haradinajt ka qenë Avni Arifi, shef i atëhershëm i stafit të Zyrës së Kryeministrit, i cili ka marrë hiç më pak se 8 mijë e 743, vetë gjatë vitit 2018.

    Pa mëditje, po gjatë këtij viti, nuk ka mbetur as Alban Dermaku, ish-këshilltari politik i Haradinajt, i cili ka marrë 5 mijë e 575 euro.

    Mëditje gjatë 2018-ës kanë marrë edhe pjesa tjetër e stafit të Haradinajt, si Jahja Lluka rreth 4 mijë euro, Meliza Haradinaj rreth 2 mijë e 700 euro, Gani Demaj rreth 2 mijë euro, Serbeze Osmani rreth 2 mijë euro, Diellza Hoti rreth 800 euro, Nita Himaduna rreth 600 euro, dhe Haki Shatri rreth 100 euro.

    Gazeta Insajderi, më 2019, përmes qasjes në Dokumente Publike kishte zbuluar se si Ramush Haradinaj dhe 41 zyrtarë të kabinetit të tij, kishin harxhuar gjysmë milioni euro, vetëm për dreka dhe darka zyrtare.

    Shumë prej 506 mijë e 779.22 euro është shpenzuar për afro dy vjet: nga shtatori i 2017-ës deri në gusht të 2019-ës.

    Haradinaj ishte bërë kryeministër i vendit më 9 shtator 2017 dhe që nga ajo kohë deri më 19 korrik 2020, kur edhe ka dhënë dorëheqje ai dhe stafi i tij në total kanë harxhuar 892 mijë e 548 euro nga buxheti i shtetit për mëditje, akomodim, shpenzime të tjera, bileta, kredit kartela dhe shpenzime telefonike./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark