×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Dosja e mëditjeve: Selmanaj mori më shumë mëditje për udhëtimet zyrtare sesa shefi i tij Hoti

    Insajderi
    22 February 2022 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Driton Selmanaj sa ishte në pozitën e zv/kryeministrit për udhëtime zyrtare ka marrë më shumë mëditje sesa ish-shefi i tij kryeministri, Avdullah Hoti. Ish-zëvendësi i Qeverisë nga taksapaguesit kosovarë mori 1 mijë e 190 euro mëditje për udhëtimet zyrtare, plus 1 mijë e 21 euro të tjera vetëm për udhëtimet e dialogut.

    Avdullah Hoti më 4 qershor 2020 e kishte marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të qeverisë së Kosovës.

    Nga ajo ditë deri më 23 mars të viti 2021, kur Albin Kurti e mori për herë të dytë drejtimin e qeverisë, pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Avdullah Hotin, ky i fundit me kabinetin e tij kanë marrë 18 mijë e 644 euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

    Të dhënat janë zbardhur nga Zyra e Kryeministrit pas kërkesës për qasje në Dokumente Publike, të bërë nga Gazeta Insajderi.

    Sipas të njëjtave dokumente ish-kryeminstri Hoti pavarësisht pagës bazë, del se ka marrë edhe 596 euro mëditje për udhëtimet që i ka bërë jashtë Kosovës.

    Hoti i ka marrë edhe 2 mijë e 110 euro të tjera mëditje për udhëtimet që qëllim kanë pasur dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Tash deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sa ka qenë kryeministër, ka udhëtuar drejt Ushingtonit, Brukselit, Parisit, dhe disa vendeve të tjera.

    Hotin në këto udhëtime shpesh e ka shoqëruar edhe zëvendësi i tij, Driton Selmanaj, duke mos mbetur edhe ai pa mëditje.

    Selmanaj për aq kohë sa ka qëndruar në postin e zv.shefit të qeverisë, ka marrë 1 mijë e 190 euro mëdije, plus 1 mijë e 21 euro të tjera për udhëtimet e dialogut.

    Në udhëtimet drejt Brukselit, dhe jo vetëm që për temë kanë pasur dialogun, së bashku me Hotin e Selmanajn ka qenë edhe Ardita Dushi, atë kohë shefja e stafit të Hotit dhe këshilltarja e lartë politike.

    E njëjta ka marrë rreth 1 mijë euro për këto udhëtime dhe 600 euro për udhëtimet tjera jashtë Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Mëditje kanë marrë edhe pjesa tjetër e stafit të Hotit, si Marigona Berisha rreth 300 euro, Alush Gashi rreth 250, Suhat Ademi rreth 150 dhe Xhavit Beqiri rreth 80 euro./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark