Policia e Kosovës ka sekuestruar dje drogë, vlera e së cilës sipas Prokurorisë së Pejës është 5 milionë euro.
Ky aksion anti-drogë është zhvilluar dje në Pejë.
Insajderi ka arritur të siguroj informacione se si ka funksionuar grupi.
Deri më tani një person, shtetas i Shqipërisë, Aleks Gërbi, është arrestuar. Ndërkaq nëntë të tjerë janë në arrati.
Grupi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas Prokurorisë, kjo vepër është kryer në mënyrë të vazhdueshme dhe numrin e bimëve të mbjella që është 2850 sosh të cilit kishin për t’u nxjerr për t’u thar, që do të ishin për shitje pastaj.
Mbjellja e tyre është bërë në disa parcela, pronarët e të cilave akoma nuk janë identifikuar.
Në vendin e ngjarjes Policia ka arritur të sekuestroj telefonin e të arrestuarit, i cili pritet të egzaminohet.
Ky aksion është udhëhequr nga prokurorit Ersan Qavolli.