×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Dosja Rexall | Pas hulumtimit të Insajderit Prokuroria Speciale nis hetimet

    Insajderi
    16 September 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një audio-incizim që e ka siguruar Gazeta Insajderi shfaq pronarët e rrjetit të barnatoreve Rexall, Krenar e Arbnor Alidema tek flasin për lidhje me policë kosovarë edhe në lidhje me biznesin e tyre, por edhe një raport me ikje nga drejtësia për njërin nga ta, për të cilin ka urdhër-arrest edhe nga Gjykata. Ky material shpërfaq edhe natyrën e biznesit të tyre, ku flitet edhe për mbajtje të “mallit në të zezë” në banesë, transportim të tyre tinëz e deri te metodat që përdor njëri vëlla për ti ikur drejtësisë.

    Pas hulumtimit të Gazetës Insajderi, Prokuroria Speciale tanimë ka nisur hetimet për shpëlarje parash.

    Edhe pse në Policinë e Kosovës nuk komentojnë për emrat konkret të tre policëve që Krenar e Abrnor Alidema i përmendin në audio-incizimin që e publikon Insajderi, ata i kanë konfirmuar gazetës se pas shqyrtimit të këtij materiali kanë nisur një hetim të ri.

    Derisa brenda incizimit Krenar e Arbnor Alidema flasin se si ti grumbullojnë paratë për ta larë një borxh, ata përmendin aty po ashtu motrën e tyre, Dëshirën. Pretendojnë që ajo është pajtuar që të merret me tërheqjen e parave në shuma më të vogla, që shmangin potencialisht detektimin, në shuma nga 3 mijë euro deri në 5 mijë euro.

    “Policia e Kosovës pas informatave të grumbulluara ka bërë kërkesë në PSRK (Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës) për autorizim, me qëllim të grumbullimit të provave me dyshimin e bazuar për pastrim të parave. Policia e Kosovës ka autorizim nga PSRK dhe është duke i vazhduar hetimet”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Insajderin.

    Audio-incizimi i plotë:

    Hulumtimi i plotë:

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark