Insajderi
Lajme

Dr. Diana Shehu Devaja në tubimin e PDK-së në Pejë: Ndryshimi ka nisur

Insajderi
31 May 2026 - 20:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dr. Diana Shehu Devaja në tubimin e PDK-së në Pejë: Ndryshimi ka nisur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dr. Diana Shehu- Devaja, ka ndjerë frymën e ndryshimit gjatë tubimit në Pejë.

Dr. Shehu-Devaja ka shkruar se mbështetja për PDK-në po rritet çdo ditë.

“Mbështetja që po rritet çdo ditë është dëshmi se ndryshimi nuk është vetëm dëshirë, por një rrugë që ka nisur tashmë. Bashkë me Pejën dhe gjithë Kosovën, po ecim drejt një kapitulli të ri të zhvillimit dhe mundësive për të gjithë”, thotë kandidatja e PDK’së, duke ia bashkëngjitur sloganin “Stop krizës”.

Dr. Diana Shehu Devaja gjendet me numrin 84 në listën zgjedhore të PDK’së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark