×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Drafti për asosacionin, Sheholli: Erdhi në momentin e duhur, propozimet tona i ka marrë dhe Rama

    Insajderi
    08 June 2023 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori ekzekutiv i institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë, Fatmir Sheholli në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar propozimin e draftit të asosacionit të bërë nga kryeministri Rama. Ai tha se nga Shqipëria Kosova ka pasur gjithmonë të mira dhe se beson se lidhur me draftin Rama ka pasur pëlqimin e SHBA-ve. Sipas tij, Rama ja do të mirën Kosovës dhe se kontributi i tij mbettë mjaft i rëndësishëm në një situatë të rëndësishme.

    Besoj se nga Shqipëria gjithmonë kemi pasur dhe do kemi gjëra të mira, në kontekst të kësaj që Rama ka shpalosur sot një propozim të tij lidhur me asosacionin me komunë serbe të them të vërtetën do ishte shumë mirë të ndodhte nga qeveria e Kosovës, por çdo ndihmesë nga Rama është e mirëseardhur për ç’tensionimin e situatës në veri të Kosovës. Unë besoj se kryeministri shqiptar këtë propozim që ka shpalosur sot nuk e ka bërë me pëlqimin e SHBA dhe BE. Rama ka dhënë kontribut shumë të çmuar dhe instituti ynë ka kohë që kemi dhënë kontributin tonë publik për këtë. Jam i bindur që rekomandimet tona dhe publike lidhur me asosacionin ku kam kontribuar dhe unë i ka marrë dhe Macron dhe Sholtz dhe këto forma të veprimit i ka marrë dhe Rama. Ne kemi miq të jashtëzakonshëm në Shqipëri dhe kemi kërkuar që Rama të bëhet kurban i kësaj çështje dhe të ç’tensionohet situata.

    I pyetur se ku na çon kjo ndërhyrje e Ramës dhe nëse do japë një zgjidhje, Sheholli tha se Rama shumë më shumë ja do të mirën Kosovës se sa Serbisë, dhe se ai është kryeministër i të gjithë shqiptarëve.

    Kontributi i tyre është shumë i rëndësishëm. Ne e inkurajojmë Ramën që të na ndihmojë që të bëhet dhe më tutje për tejkalimin e kësaj situate.  Ne kemi thënë që 10 komuna me shumicë serbe asamblistët e këtyre komunave do bëjnë trungut e kuvendit dhe kjo asamble i asosacionit të komunave me shumicë serbe duhet ta zgjedhë kryetarin që do jetë serbë. Do jenë 4 departamente me kompetenca ekskluzivisht në kuadër të qeverisë së Kosovës dhe jam i bindur se këto rekomandime i ka marrë Rama dhe ndërkombëtarët. Ne kemi vetëm të mira nga propozimi i Ramës dhe asgjë të keqe. Kjo duhej bërë nga Kurti. Kurti na ka sjellë probleme shumë të mëdha. Jemi në sanksione të SHBA për shkak të tij. Sanksione të tjera mund të priten nesër nëse Kurti nuk i përgjigjet Lajçak dhe Escobar dhe prandaj kjo iniciativë e Ramës erdhi në momentin më të mirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark