×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Drama primitive politike

    Insajderi
    19 February 2016 - 21:41

    Rregulla e Andy Warhol-it, artistit amerikan – figurēs kryesore të Pop art-it, se: ” çdokush mund të bëhet i njohur për 1/4 e orës”, ka filluar ta ketë efektin e vet të plotë në skenën politike.

    Shumë deputet, anonimusa intelektual dhe politik, e kanë pushtuar dhe po e udhëheqin jetën tonë në mënyrën me të keqe të mundshme. Mu këta janë pērgjegjës për situatë e tashme politike. Natyrisht, një pjesë të mirë të fajit e kemi edhe të gjithë ne.

    Deri me sot strategjitë e ” palëve ndërluftuese” – pozitë e opozitë – në Kuvendin e Kosovës, sipas këndvështrimit së Evropës së civilizuar, edhe mund të kenë dukur si luftë për pushtet; ngapak komike dhe skjajshmërisht primitive.

    Por, me sot, tensionet janë ngritur aq shumë dhe aq shumë heroj nacional janë paraqitur në skenën tonë politike, sa që shumë lehtë mund të jemi spektator të ndonjë drame politike.
    Tani më, jam i sigurt se do të fillojnë të përdorën edhe ” goditjet e ulëta” pēr arritjen e qēllimeve politike.

    Fjala është pra, për për luftēn e thellë të papajtueshme dhe strategjike të palëve, që në shikim të parë shihet se e kanë luftën për pushtet.
    Këto dy ” ideo-sisteme”, po duket që nuk mund të ekzistojnë paralelisht, në kuader të rregullave ekzistuese të lojës, nëse njera palë nuk është fituese e tjera humbēse.

    Por, fatkeqësia është se ” palët ndërluftuese”, nuk po e kuptojnë, që me këtë strategji, të gjithë po humbim, e më së shumti Kosova.

    A ka rrugëdalje?
    Njëherë – për – njëherē, jo. Këta politikan kaq e kanē kapacitetin. Njëherësh, nuk po shoh që këtë klasë poltike, mund ta zëvëndēsojë ndonjë force e re politike. Çka na mbetet? Të vazhdojmë me improvizime, të luftojmë sa të mundemi për të mirën e shtetit dhe tē presim ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë.

    Duhet ta pranojmë: i kemi liderët dhe klasën politike çfarë i meritojmē.

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark