Dramë në Hoçë të Madhe, djali i pronarit të vreshtës kërcënon se do hidhet nga kulmi i shtëpisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dramë në Hoçë të Madhe, djali i pronarit të vreshtës kërcënon se do hidhet nga kulmi i shtëpisë

    Insajderi
    08 December 2022 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hoça e Madhe aktualisht është shumë e tensionuar për shkak të tentimit të doganës së Kosovës për të konfiskuar një sasi të madhe vere të familjes Petroviq.

    Një numër i madh banorësh serbë janë në rrugë duke kundërshtuar.

    Pjesëtarët e njësisë speciale të policisë janë para shtëpisë, të pronarit të vreshtës Srgjan Petroviq.

    “Kosovo Online” raporton se djali i Petroviqit është ngjitur në kulmin e shtëpisë nga ku i ka kërcënuar policët se do të hidhet, përcjell Insajderi.

    Të tubuarit po përpiqen të bindin policët e Kosovës që të heqin dorë nga konfiskimi i verës nga vreshta e Petroviqit. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark