×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pronari i vreshtës në Hoçë të Madhe kërcënon me rezistencë

    Insajderi
    08 December 2022 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion për konfiskimin e alkoolit në fshatin Hoqë e Madhe të Rahovecit.

    Ky aksion i doganës së bashku me policinë, është duke u penguar nga disa qytetarë serbë të cilët janë mbledhur në vendin ku pritet të bëhet konfiskimi i alkoolit.

    Portali serb “Kosovo online”, raporton se 42 mijë litra verë do të konfiskohen nga vreshta e pronarit serb, Srgjan Petroviq, përcjell Insajderi.

    Srgjan Petroviq ka thënë se do të bëjnë rezistencë ndaj policisë.

    “Njësia ROSU është gati, janë me mburoja por ne do të bëjmë rezistencë pasive. Aty janë mbledhur edhe vendasit të cilët po më mbështesin pasi e dinë se e njëjta gjë po i pret. Të gjithë janë në krahun tim. Ne jemi të shqetësuar dhe të frikësuar. Policia është gjithandej rreth shtëpisë sime”, përshkruar Petroviq situatën e aktuale në Hoçë të Madhe.

    Tutje, ai ka shtuar se nuk e ka shitur këtë verë, por ka ofruar marrëveshje me autoritetet kosovare të cilët sipas tij e kanë refuzuar.

    Dogana e Kosovës mëngjesin e sotëm ka njoftuar se gjatë një kontrolli rutinor në një dyqan në Hoçë të Madhe të Rahovecit, kanë zbuluar se pijet alkoolike janë duke u shitur pa autorizim dhe për këtë kanë marrë vendim për konfiskim. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark