Insajderi
Lajme

Dramë në ndeshjen Skoci-Danimarkë, në fund fitojnë skocezët- kualifikohen direkt për Kupën e Botës

Insajderi
18 November 2025 - 23:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dramë në ndeshjen Skoci-Danimarkë, në fund fitojnë skocezët- kualifikohen direkt për Kupën e Botës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Skocia do të kualifikohet direkt në Kupën e Botës, pas fitores në minutat e fundit kundër Danimarkës. Ndeshja e fundit ishte vendimtare që të betonohej vendi i parë që çon direkt në botëror.

Të parët që shënuan ishin skocezët, me golin e Scott McTominay në minutën e katërt, shkruan Insajderi.

Nga pika e bardhë në minutën e 57′ shënoi Rasmus Hojlund, për ta barazuar rezultatin. Rezultati baras i konventonte Danimarkës që të kualifikohej direkt në Kupën e Botës.

Vetëm pas pesë minutash, mbrojtësi danez Rasmus Kristensen mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Në minutën e 78′ shënoi Lawrence Shankland, duke kthyer shpresën për skocezët.

KLIKO KËTU PËR TË PARË GOLAT

Vetëm tre minuta më vonë, Dorgu Pattrick shënon golin e barazimit që i premtonte kualifikimin danezëve.

“Trilleri” i madh i kësaj ndeshje u zhvillua në minutat shtesë. Në minutën e 93 shënoi Kieran Tierny dhe në të 98-ën Kenny McLean.

Ndeshja u mbyll me rezultat 4-2 në të mirë të Skocisë. Falë fitores, Skocia shkoi direkt në Botëror me 13 pikë, teksa Danimarka do të kalojë në ‘play-off’ me 11 pikët e grumbulluara. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark