Drecun: Kurti është pengesë e madhe për vazhdim të dialogut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Drecun: Kurti është pengesë e madhe për vazhdim të dialogut

    Insajderi
    09 October 2019 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drecun ka thënë për televizionin serb RTS se Kurti me deklaratën e tij se nuk do ta ketë Listën Serbe në qeverinë e tij, “e shkel Kushtetutën e Kosovës dhe ka porositur se kurrë nuk do ta detyrojë Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

    “Tani puna mbetet te emisari amerikan të vendosë sjellje racionale politike”, ka thënë Drecun me rastin e vizitës së emisarit të presidentit të SHBA Donald Trump, Richard Grenell në Kosovë dhe Serbi.

    Ai ka shtuar se Kurti dëshiron vetëm një vend ministror i cili i takon komunitetit serb në Kosovë, dhe flet që do t’i vendosë përfaqësuesit e serbëve të cilët janë paraqitur në spotet shqiptare në zgjidhje dhe “kanë përjetuar disfatë”.

    “Këtu duhet të respektohet vullneti zgjedhor i popullit serb”, ka thënë Drecun dhe ka vlerësuar se Kurti do të krijojë probleme të mëdha në dialog dhe se “tani është një pengesë e madhe për vazhdimin e bisedimeve”.

    Ai ka pretenduar se Grenell po fillon misionin e tij në një ambient të ri politik, sepse Hashim Thaçi ka mbetur në pozitën e presidentit të vendit, por partia e tij është mposhtur në zgjedhje.

    “Mendoj se hapi i parë është që bisedimet të vazhdojnë”, ka thënë Drecun dhe ka shtuar se mendon që “SHBA nuk do të lejojnë të humbet kohë dhe se dëshirojnë që sa më parë të vazhdojnë bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë”./Insajderi.com.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark