Insajderi
Insporti

“Drejtësi për Çlirimtarët”, fitorja e Kosovës ndaj Irlandës “djeg” mediat serbe – kërkohet përjashtimin e Kosovës nga UEFA

Insajderi
25 September 2026 - 14:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Drejtësi për Çlirimtarët”, fitorja e Kosovës ndaj Irlandës “djeg” mediat serbe – kërkohet përjashtimin e Kosovës nga UEFA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Kosovës fitoi mbrëmë minimalisht 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri| në Prishtinë ndaj Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Fitorja iu kushtua ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, shkruan Gazeta Express.

E ngritja e fanellës me mbishkrimin “Drejtësi për Çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim” nga kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi iu ka djegur mediave në Serbi.

Mediumi i kontrolluar nga Vuçiq, Kurir ka shkruar rreth këtij rasti, ndërsa ka kërkuar nga UEFA edhe përjashtimin e Kosovës nga garat.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark