×
  • Lajme
  • Insajderi

    Drejtori i anestezionit la QKUK për spitalin privat në të cilin është aksionar

    Insajderi
    23 August 2022 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i anestezionit në QKUK, Nehat Baftiu ka dhënë dorëheqje nga detyra si Anesteziolog dhe Reanimator në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, në ShSKUK-së. Baftiu pritet që aftësitë e tij profesionale ti vazhdoj në një institucion privat.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, i cili tha se Baftiu pozitën e drejtorit te anestezionit nuk e mbanë tash e disa muaj.

    “Anesteziologut Nehat Baftiut ka dhënë dorëheqjeje nga ShSKUK-ja dhe ka kaluar në një institucion shëndetësorë privat. Ai pozitën e drejtorit nuk e mbanë tash e 7 muaj “, ka thënë shkurt Sejdiu për Insajderin.

    ‘Dream Hospital’ është spitali mi i ri i hapur së fundi në Ferziaj, ku Baftiu është aksionar.

    Ai së bashku me 11 profesionit të tjerë shëndetësorë kanë hapur spitalin në fushën e Kirurgjisë dhe Gjinekologjisë me Obstetrike.

    Në letrën e tij të publikuar në Facebook, Baftiu ka shkruar se arsyeja e dorëheqjes është personale.

    Tutje, ai është shprehur i zhgënjyer me gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia kosovare.

    50 specialistë shëndetësor lënë spitalin e shtetit për atë privat

    Kuadri mjekësor po vazhdon të ikë nga Kosova për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës. Vetëm për tre vjet nga Kosova janë larguar 403 mjekë. Kushtet e punës, politikat shëndetësore dhe moskalimi i Ligjit të pagave, bënë që në sytë e mjekëve Kosova të duket si vend që nuk ofron mundësi.

    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu në një intervistë për Gazetën Insajderi ka treguar se përveç ikjes së mjekëve nga Kosova, një fenomen i ikjes së mjekëve nga sektori publik në atë privatë po shënon rritje masive.

    Sipas Sejdiut, vetëm gjatë këtij viti 50 specialistë kanë lënë sketorin publik për atë privat, për shkak të pagave të ulëta.

    Ikja e mjekëve nga sektori publik tek sektori privat, po ashtu është një fenomen shumë brengosës sidomos kur kemi të bëjmë me mjekët me përvojë dhe eksperiencë të madhe. Sipas të dhënave që kemi marrë nga drejtorët e klinikave dhe spitaleve rajonale gjatë këtij viti nga sektori publik në atë privat kanë kaluar rreth 50 specialistëve të fushave të ndryshme”, tha Sejdiu për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark