×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Drejtori i Spitalit vet ma tregoi imellin” – gazetari zbulon se si ShSKUK u thoshte drejtorëve të gjinden si të munden për sigurimin e oksigjenit

    Insajderi
    03 April 2022 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë kohës së pandemisë Covid-19 në Kosovë u ngritën dyshime të shumta për cilësinë e oksigjenit.

    Për këto dyshime në InDoks ka folur gazetari, Arben Rashiti, i cili mbulon kryesisht fushën e Shëndetësisë.

    Rashiti ka qenë ndër të parët që ka raportuar për problemin e oksigjenit nëpër spitalet e Kosovës.  Tregon për dyshimet e tij të para.

    “Unë derisa kam shku në terren me veturë kemi parë veturën e ndihmës së shpejtë dhe kemi pa boca të mëdha të oksigjenit, që po mbushen nëpër autolarje dhe ma tërhoqi vëmendjen dhe nisa me  hulumtu rastin, më vonë e mora vesh se ish-drejtori i Spitalit të Vushtrrisë ma ka tregu një imell dhe më thotë se ka ardhë prej menaxhmetit që gjindeni qysh mundeni, oksigjeni vetëm këtë duhet me shpjegu që oksigjeni medicinal dhe oksigjeni normal që nuk përdoret dmth nuk kanë shumë dallim, janë diku 4-5% që është më e rëndë por nuk bën me iu dhënë pacientit i cili është i shtrimë aty sepse këtij oksigjeni tani e kam marrë vesh që prej pacienti që atij oksigjeni i vjen era hekur dhe ajo është pengesë për frymëmarrjen e një personi”, ka thënë Rashiti për InDoks.

    Për publikimet e gazetari Rashiti tha që ka kohë të gjatë që e sabotohet ShSKUK-ja e Valbon Krasniqi që e drejton këtë institucion. Dhe tregon se ku lidhet ky i fundit.

    “Unë shkova tek drejtori i Spitalit të Vushtrrisë ai ma tregojë imellin por nuk mujt ime ma dhënë ama e kam pa imellin dhe tregojë qysh po blen oksigjen prej vendeve të ndryshme do të thotë. Më vonë e mora vesh se edhe Gjilani edhe Ferizaj të njëjtin sen e kanë pasur, kështu që unë raportova sepse ajo është e dëmshme për pacientët, por ajo mu kthy shumë keq me thënë të vërtetën sepse prej raportimit tim e më vonë dmth më është ndalu thuajse qasja në ShSKUK prej anës së drejtorit, Valbon Krasniqi i cili edhe ka dashtë me bë padi, por në anën tjetër i është bë padi prej personave tjerë, kështu që sa e di unë ajo punë është në polici por edhe prokuroria është duke i intervistuar njerëzit lidhur me këtë që kam raportu”, deklaroi ai.

    Ndërkohë, InDoks muaj më parë pati transmetuar dokumentarin “Misteri i Oksigjenit në Kosovë”. Aty ishte shpërfaqur edhe pse spitalet në qytetet e tjera ishin detyruar ndonjëherë të merrnin edhe oksigjen nga kompani të pa licencuara.

    InDoks pati publikuar një seri komunikimesh që janë zhvilluar në mes të Spitalit të Prizrenit dhe SHSKUK-së. Këto komunikime kanë përmbajtje shqetësuese. Në to, ka edhe reagime shumë të ashpëra nga Prizreni në drejtim të institucionit që drejtohet nga Valbon Krasniqi. “A na tregoni se ku mund të shkojmë me këtë sasi kur dihet që i kemi 60 persona në oksigjeno-terapi”. “Reagoni sa nuk është vonë”, i thuhet qendrës në raste të tjera. Në një rast madje i është shënuar direkt që me këtë sasi oksigjeni që po e merrte Prizreni, e që ishte e pakët po rrezikohej jeta e pacientëve.

    Pasi që pothuajse për shumë raste Spitali i Prizrenit ankohej se ka mungesë oksigjeni, përgjegjësi kjo e Qendrës, ata iu shkruajnë se ne “nuk mbajmë përgjegjësi për më të keqen që mundet me ju ndodh pacientëve”

    Në këto shkëmbime Prizreni në shumë raste tregon që atyre iu mungon deri në 50% e sasisë që duhej ta kishin pasur parasysh numrin e pacientëve më Covid 19. 

    Dokumentari i plotë – Misteri i oksigjenit nën hetime:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark