Insajderi
Lajme

Drejtori merr vendim: Në Fushë Kosovë shërbimet komunale ofrohen edhe gjatë pauzës

Insajderi
26 January 2026 - 15:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Drejtori merr vendim: Në Fushë Kosovë shërbimet komunale ofrohen edhe gjatë pauzës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Fushë Kosovës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së efikasitetit administrativ. Me vendim të Drejtorit të Administratës, Shefqet Zogaj, Zyra e Gjendjes Civile do të ofrojë shërbime për qytetarët pa asnjë ndërprerje, duke mbuluar edhe orarin e pauzës zyrtare.

Sipas njoftimit, ky vendim vjen si përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve për të pasur qasje më të lehtë në dokumentacionin zyrtar, veçanërisht për ata që punojnë dhe kohën e vetme të lirë e kanë gjatë mesditës.

Shërbim pa ndërprerje në mesditë

Në vendimin e nënshkruar nga drejtori Zogaj, specifikohet se shërbimet do të ofrohen në vazhdimësi edhe në intervalin kohor 12:00 deri në 13:00, periudhë kjo që tradicionalisht ka qenë e mbyllur për shkak të pauzës së drekës.

“Ky angazhim institucional synon të sigurojë qasje të barabartë dhe efikase për të gjithë, duke e bërë administratën komunale një partner të vërtetë të qytetarit,” thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Administratës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark