Drejtori i RTK-së kërkon shpjegime nga Molliqaj për bombën në shtëpinë e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i RTK-së kërkon shpjegime nga Molliqaj për bombën në shtëpinë e tij

    Insajderi
    08 December 2016 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka reaguar pas një deklaratë të Sekretarit Organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili tha se Shala dhe kryeredaktori i RTK-së, Ridvan Berisha, janë ndër përgjegjësit për “montimin e rastit” ndaj aktivistëve të VV-së të dyshuar për terrorizëm.

    Përmes llogarisë së tij në Facebook, Shala ka paralajmëruar padi ndaj Molliqajt për siç ka thënë,  “këtë lojë të fëlliqt e të rrezikshme”.

    Për më tepër, Shala i ka kërkuar sqarime Molliqajt për hedhjen e bombës në shtëpinë e tij.

    “Nuk i komentojë kurrë ato çka thotë ky far Dardani, por këtë herë pasi që fatkeqësisht drejtësia në Kosovë nuk ekziston fare, kërkojë drejtpërdrejt nga ky djaloshi (Dardani) të tregojë kush ma tmerroi familjen, kush m’i traumatizojë fëmijët, a ke dorë personalisht ti djalosh (Dardan) në hudhjen e bombës në shtëpinë time?!”, ka thënë Shala.

    “Pyetje po bëj dhe pres përgjigje djalosh (Dardan)”, ka shkruar Shala, duke shtuar se “sa për Drejtësinë në Kosovë ishalla na shpëton Zoti i madh!”./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark