×
  • Sport
  • Sport

    Drejtuesit e lartë të Milanit të përfshirë në “Panama Papers”

    Insajderi
    14 April 2016 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fakt 67-vjeçari bënte pjesën e listën e dytë me emrat e biznesmenëve italianë që janë aksionarë të kompanive që janë regjistruar në parajsat fiskale për të shmangur taksat.

    Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se ndër 100 emrat italianë figurojnë edhe Silvio Berlusconi dhe Flavio Briatore.

    Në fakt presidenti i Milanit rreth 20 vite më parë ka qenë nën hetim për shlyerjen në të zezë të pagesave të disa futbollistëve të Milanit, ndër të cilët Marco Van Basten dhe Ruud Gulit.

    Si një nga administratorët e “Sport Image”, shoqëri e themeluar më shumë se 20 vite më parë nga Berlusconi në parajsat fiskale rezulton të jetë edhe Adriano Galliani.

    Mossack Fonseca ka krijuar një tjetër shoqëri, që u ka shërbyer Berlusconit dhe Britores, edhe pse dy emrat e njohur në sportit në Itali nuk shfaqen drejtpërdrejt në dokumentet e “Panama Papers”. /Insajderi.com

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark