Qytetarët e Drenasit sot do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për ta zgjëdhë të kryetarin e kësaj komune. Kjo për shkakun se në raundin e parë asnjëri prej kandidatëve që ishin në garë nuk morën vota të mjaftueshme sa për të qenë i pari i komunës.
Në garën e sotme të balotazhit janë kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe ai i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.
Ramiz Lladrovci kishte fituar bindshëm ndaj kundër kandidatëve tjerë, por nuk i mjaftuan. Ai nuk ka lidhur asnjë koalicion me partitë tjera.
Kurse kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, ka lidhur koalicion me AKR-në, me kandidatin e pavarur Xhavit Drenori, me partinë Fjala./Insajderi.com