Insajderi
Lajme

“Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj”, Petrit Hajdari pas humbjes e uron Ramiz Lladrovcin

Insajderi
13 October 2025 - 16:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj”, Petrit Hajdari pas humbjes e uron Ramiz Lladrovcin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK-së për Drenas, Petrit Hajdari, ka reaguar pas humbjes që pësoi pa balotazh nga Ramiz Lladrovci.

Ai ka falënderuar qytetarët, teksa ka uruar Lladrovcin për fitore.

Postimi:

DRENASIN E DUA EDHE KUR NUK FITOJ

Të dashur qytetarë të Drenasit,

Ju falemnderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Përgjatë kësaj fushate, kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort.

Ju falenderoj shumë të gjithë juve që më keni votuar e keni besuar tek unë, ekipi dhe vizioni ynë.

Por, gara e demokracia është kjo dhe unë e respektoj verdiktin tuaj.

Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese.

Ju falemnderit edhe njëherë nga zemra të gjithëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark