Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media ka hedhur një varg kritikash për qasjen e Qeverisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe ndaj problemeve të qytetarëve.
Ai shtoi se vendi nuk ka asnjë njohje, janë rrënuar marrëdhëniet me ShBA-në e BE-në, u vendosën sanksione e u përjashtuam nga Defender 2023, prandaj thotë se duhet të ketë vetëdijësim të përgjithshëm.
Dreshaj shpalosi edhe amendamentet që i propozuar për Ligjin për Skemat Pensionale, por theksoi se ato nuk u aprovuan.
Tutje, gjatë kësaj konference Dreshaj shprehu brengën e kësaj partie për situatën siç e konsideroi ajo jo të mirë politike në vend.
Në seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar dje në lexim të parë dhe të dytë po ashtu plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti.