Driloni ka mohuar sërish akuzat e Leo-s ndaj tij se Sara po i shkon nerva dhe se e vetmja vajzë që i ka pëlqyer në shtëpi ka qenë Bay T.
Driloni u betua në Zot se gjysma e gjërave që po thotë Leo janë të pavërteta, transmeton Klankosova.tv.
“Pasha Zotin, gjysma e fjalëve që po thotë nuk janë të vërteta, është duke formuar gjëra sic po donë vetë. Ka 3-4 ditë që të gjithë njerëzit më shkojnë nerva”, u shpreh Driloni.
Leo, në anën tjetër, u shpreh se Driloni po gënjen dhe të bëhet burrë e të pranojë të vërtetën.
“Boll jeni mundu me u nxjerr prej situatave, bëhu njëherë burrë e tregoje të vërtetën, pranoje atë që ke thënë”, u shpreh Leo.
Driloni u shpreh se në ‘Prime’ do t’i qetë të gjitha gjërat që ka thënë Leo tek ai.