Insajderi
Insporti

Drita triumfon ndaj Shkëndijës në “Fadil Vokrri”, Manaj vendimtar

Insajderi
27 November 2025 - 23:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Drita triumfon ndaj Shkëndijës në “Fadil Vokrri”, Manaj vendimtar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drita arriti një fitore të madhe ndaj Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Golin e vetëm dhe vendimtar të takimit e shënoi Arb Manaj në minutën e 21-të, duke i siguruar tre pikë të arta skuadrës gjilanase.

Atmosfera në stadium ishte elektrizuese nga fillimi deri në fund. Rreth 15 autobusë me “Ballistët” udhëtuan nga Tetova drejt Prishtinës për të mbështetur Shkëndijën, ndërsa “Intelektualët” krijuan një koreografi të jashtëzakonshme në tribunat vendase.

Të dy tifo-grupet nuk u ndalën së kënduari dhe kërcyeri gjatë gjithë ndeshjes, duke e kthyer përballjen në një festë të vërtetë shqiptare.

Para fillimit të ndeshjes, lojtarët e të dy ekipeve, së bashku me dy tifo-grupet, kënduan himnin kombëtar shqiptar, duke krijuar një moment të rrallë uniteti dhe emocioni.

Ndeshja u karakterizua me energji, duele të forta dhe ritëm të lartë, por ishte Drita ajo që menaxhoi më mirë momentet kyçe të lojës.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e 8-të në renditjen e Ligës së Konferencës, ndërsa Shkëndija bie në pozitën e 25-të.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark