Insajderi
Lajme

Driton Selmanaj garon me numrin 25 në listën e LDK-së

Insajderi
10 December 2025 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Driton Selmanaj garon me numrin 25 në listën e LDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj, bëri të ditur se në listën e LDK-së do të garojë me numrin 25, duke shtuar se ky numër është thjesht renditje dhe se vlera e tij varet nga votat dhe besimi i qytetarëve.

Selmanaj ka folur për vizionin e tij dhe për atë që ai e sheh si qëllim të përbashkët të partisë: një Kuvend më i përgjegjshëm dhe një qeverisje e qëndrueshme, që mbështetet në seriozitet dhe punë të palodhur.

Në mesazhin e tij, Selmanaj shtoi se me numrin 25 është pjesë e një ekipi që synon t’i rikthejë politikës dinjitetin dhe qytetarëve shpresën. Ai nënvizoi se ky angazhim nuk bëhet vetëm, por gjithmonë në bashkëpunim me qytetarët dhe komunitetin.

Në përfundim, ai falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë këtyre ditëve dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme, duke nënvizuar se çdo përpjekje dhe besim ka rëndësi në rrugën e përbashkët drejt institucioneve më të forta dhe një qeverisjeje më të përgjegjshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark