Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, tha se tubimi i mbajtur sonte në Gjilan ishte dëshmi e qartë e mbështetjes se qytetarëve.
Sipas tij salla e mbushur plot dhe energjia e qytetarëve treguan se besimi për një të ardhme më të mirë po forcohet çdo ditë.
“Gjilani sonte foli qartë. Salla e mbushur plot, energjia qytetare dhe mbështetja e sinqertë dëshmuan se ndryshimi po merr formë reale. Në çdo duartrokitje, në çdo shikim dhe në çdo fjalë ndjehej besimi se Kosova meriton më shumë, meriton qeverisje të përgjegjshme, zhvillim dhe dinjitet. Tubimi në Gjilan ishte dëshmi e qartë se qytetarët janë të vendosur për një të ardhme më të mirë, me njerëz që nuk ikin nga përgjegjësia dhe që e duan vendin me vepra, jo me fjalë. Gjilani tregoi se është gati. Gati për fitore. Gati për ndryshim. Gati për LDK-në”, ka shkruar ai.