Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Suharekës.
Ai tha se atje ka ka rrënjët, kujtimet dhe dashurinë.
“Suhareka është vendi nga vij, vendi ku kam rrënjët, kujtimet dhe dashurinë që nuk shuhet kurrë. Është vendi ku çdo hap flet për punë, sakrificë dhe shpresë. Pikërisht këtu, takimi ynë mori kuptim të veçantë, sepse ishte takim mes njerëzve që e duan Suharekën dhe besojnë se ajo meriton më shumë. Atmosfera ishte e ngrohtë, plot energji pozitive dhe besim në fitore. Qytetarët e Suharekës e dinë se Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia e vlerave, e fjalës së dhënë dhe e punës së ndershme. Kjo është arsyeja pse Suhareka meriton një fitore të LDK-së, një fitore që buron nga qytetarët dhe kthehet tek ata”/
Selmanaj tha se Suhareka është gati të ecë përpara me LDK-në.
“Si biri i këtij vendi, ndihem i nderuar dhe i përgjegjshëm që të jem pjesë e kësaj rruge drejt fitores. Mbështetja, besimi dhe shpresa që u panë në këtë takim janë dëshmi se ndryshimi po vjen dhe se Suhareka është gati të ecë përpara me LDK-në. Fitorja fillon këtu, me njerëzit tanë, me vlerat tona dhe me dashurinë për vendin prej nga vijmë. Suhareka e meriton LDK-në fituese”.