Insajderi
Botë

Dron nga Libani drejt shtëpisë së kryeministrit Netanjahu

Insajderi
19 October 2024 - 10:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dron nga Libani drejt shtëpisë së kryeministrit Netanjahu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rezidenca private e kryeministrit Benjamin Netanyahu në Cezare ishte shënjestër e një sulmi me dron nga Libani më herët këtë mëngjes.

Një dron u nis drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin verior izraelit të Cezaresë të shtunën. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i tij, duke shtuar se kryeministri dhe bashkëshortja e tij nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit dhe se nuk kishte të lënduar në incident.

Më herët, ushtria izraelite tha se një dron ishte nisur nga Libani dhe se kishte goditur një ndërtesë, por pa dhënë detaje se për çfarë ndërtese bëhej fjalë.

Dy dronë të tjerë të nisur nga Libani mëngjesin e sotëm u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, duke shkaktuar sirena në zonën e Tel Avivit.

Sipas shërbimit izraelit të ambulancës dhe policisë shpërthime ishin dëgjuar në Cezare, qytet bregdetar ku Netanyahu ka një shtëpi pushimi.

Sulmi me dron nuk u mor përsipër menjëherë nga grupi libanez i mbështetur nga Irani Hezbollah, i cili ka shkëmbyer zjarrin me Izraelin që nga tetori i kaluar, ose ndonjë grup tjetër militant. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark