Insajderi
Botë

Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore në Belgjikë

Insajderi
12 November 2025 - 08:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore në Belgjikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dronët janë parë përsëri mbi infrastrukturën kritike në Belgjikë: Aeroporti i Liège-it u detyrua të pezullojë punën të dielën në mbrëmje pasi u vunë re disa dronë. E drona janë parë edhe mbi një termocentral bërthamor pranë Antwerpit.

Trafiku ajror në aeroport, i cili është një nga aeroportet më të mëdha të mallrave në Evropë, u pezullua për gati një orë në mbrëmje. Ditët e fundit i njëjti problem ka shkaktuar ndërprerje të trafikut edhe në aeroportet në Liège dhe Bruksel.

Tre dronë u vunë re gjithashtu mbi termocentralin bërthamor Doel pranë Antwerpit. Një zëdhënës i termocentralit shpjegon se nuk ka pasur pezullime të punës, por ata janë të sensibilizuar me gjendjen.

Duke pasur parasysh numrin e madh të dronëve që janë parë kohët e fundit, Ministria Gjermanee Mbrojtjes njoftoi javën e kaluar se Bundeswehri po ndihmonte Belgjikën të mbrohej kundër dronëve. Belgjika ka kërkuar më parë mbështetje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark