×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dronë të dyshimtë fluturojnë mbi bazat ajrore amerikane në Gjermani

    Insajderi
    13 December 2024 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dronë të paidentifikuar janë parë mbi vende të ndjeshme të industrisë dhe bazën ajrore amerikane në Ramstein në Gjermani javët e fundit, raportoi Spiegel duke cituar një raport konfidencial nga autoritetet gjermane të sigurisë.

    Sipas Spiegel, raporti tregonte pamjet e shumta të dronëve të bëra në orët e mbrëmjes të 3 dhe 4 dhjetorit mbi bazën ajrore.

    Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk ka komentuar mbi raportin, shkruan the Guardian.

    Por, shefat e inteligjencës gjermane kanë paralajmëruar se mbështetja e vendit për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë e bën atë një objektiv të tentativave të mundshme të sabotimit, me incidentet e fundit të sigurisë në kazermat ushtarake që ngrenë alarmin më tej.

    Spiegel raportoi gjithashtu pamje të pashpjegueshme të dronëve mbi vendndodhje që i përkasin prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall dhe grupit të kimikateve BASF.

    “Siguria e vendeve të BASF është prioriteti ynë kryesor”, tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë.

    “Prandaj ne monitorojmë aktivitetet e dyshimta në çdo kohë dhe punojmë ngushtë me autoritetet përkatëse të sigurisë”, shtoi ai. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark