Ajo është e njohur për ansamblet e saj të çuditshme dhe dashurinë për modën.
Dhe Dua Lipa dukej me stil elegant ndërsa dilte me një xhaketë lëkure të gjatë dhe një bluzë të kuqe të ndezur për një shëtitje në Los Angeles të martën, shkruan DailyMail.
Sidoqoftë këngëtarja 25 vjeçare, u duk se ishte pak e humbur ndërsa mbante telefonin e saj, teksa bridhte rrugëve para se të ndalonte për të kërkuar udhëzime.
Dua dukej në një veshje të zakonshme përditshmërie, pasi kishte veshur një palë xhinse blu dhe disa këpucë të zeza prej lëkure të markës ‘Doc Martens’.
Ajo e aksesoi pamjen e saj me një kapele bejsbolli dhe një çantë lëkure, të mbështjellë në të gjithë trupin e saj, si dhe një maskë blu për fytyrën.
Bukuroshja brune dukej paksa e hutuar ndërsa ecte përgjatë rrugës, duke kontrolluar rregullisht se çfarë kishte në ekranin e telefonit të saj.
Dua u pa më pas duke ndaluar një grua për t’i kërkuar asaj udhëzime, ku të dyja u fotografuan me krahët e zgjatur që tregonin se gruaja po i tregonte drejtimin artistes shqiptare.
Dua ka pasur një fillim mjaft të ngjeshur në vitin 2021, pasi e nisi vitin me pushime në Meksikë me të dashurin e saj Anwar Hadid.