Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, një vit më parë në një datë si kjo, kishte publikuar albumin e saj të dytë me titull “Future Nostalgia”.
Ky album është pa diskutim suksesi më i madh i këngëtares – i cili e renditi atë vjet si albumin më të dëgjuar të vitit nga një femër në platformën e muzikës, Spotify.
Në një vjetorin e publikimit, Dua e kujtoi albumin e saj, duke publikuar disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të kopertinës dhe disa prej klipeve.
“Një vit nga ‘Future Nostalgia’! Nuk mund ta besoj se si ka kaluar ky vit dhe të gjitha kujtimet dhe përvojat e pabesueshme që më ka sjellë ky album. Duke menduar përsëri për frikën që kisha publikuar këtë album në një kohë kaq të pasigurt, ndjeva gjithashtu shpresë dhe besim në muzikën që kemi bërë. Shpresoja që forma ime personale e arratisjes mund të shërbejë edhe për ju”, shkroi Dua.
Tutje, ajo tha se ndjehet falënderuese ndaj të gjithëve që ia sollën këtë sukses global.
“Unë gjithmonë them se jam shumë mirënjohëse për mënyrën se si ky album ka gjetur një shtëpi me ju, por përtej kësaj unë ndjehem sikur na ka sjellë më pranë. Më ka mësuar durimin, forcën, besimin, lumturinë dhe atë që duhet të bëj në mënyrë që të jem versioni më i mirë i vetvetes. Më ka hapur një botë mundësish dhe e gjitha kjo falë jush! Bërja e kësaj kërkon një përpjekje të tërë ekipore me shumë dashuri dhe mbështetje! Unë jam mirënjohëse për familjen time, miqtë e mi, dashurinë time, ekipin tim dhe secilin prej jush që e keni kaluar këtë me mua në çdo hap të rrugës. Mezi pres që të vijë, por tani dua të them faleminderit…ju dua dhe do të t’ju shoh në një qytet afër jush kur bota të jetë gati që ne të vallëzojmë zemrat tona të vogla, këto janë disa fotografi të prapaskenave të xhirimit të ‘Future Nostalgia’”, theksoi artistja shqiptare.
Kujtojmë që ishte ky album që i solli asaj sivjet edhe një çmim tjetër ‘Grammy’, atë për “Albumin më të mirë të zhanrit pop”.