Insajderi
Show

Dua Lipa ia thyen rekordin vetes – ja cila është super arritja e radhës e artistes

Insajderi
22 August 2025 - 16:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dua Lipa ia thyen rekordin vetes – ja cila është super arritja e radhës e artistes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hiti i Dua Lipës, “Levitating”, ka kaluar shifrën e një miliard shikimeve në YouTube, duke u bërë videoklipi i tretë i artistes me prejardhje kosovare që arrin këtë sukses, pas “New Rules” dhe “No Lie”.

Kënga, pjesë e albumit Future Nostalgia (2020), u shndërrua në një nga hitet më të mëdha të dekadës, duke arritur deri në vendin e dytë të Billboard Hot 100. Sipas të dhënave të vitit 2025, “Levitating” është renditur si kënga e nëntë më e madhe e shekullit në këtë listë.


Sot, ndërsa Lipa po shijon suksesin e albumit të saj të fundit Radical Optimism dhe fejesën me aktorin Callum Turner, ky hit mbetet një nga projektet më të fuqishme të karrierës së saj


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark